Categories Lajme

Merkel mbështet nismën “Ballkani i hapur”: Bashkëpunim që fuqizon Procesin e Berlinit

Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama sot në Tiranë, mbështeti nismën “Ballkani i hapur” duke e cilësuar një bashkëpunim që fuqizon Procesin e Berlinit.

“I dashur Edi Rama! Unë dëshiroj t’Ju falënderoj në rolin e kryeministrit që pjesën e parë të ditës mundëm të realizonim edhe një takim biletaral. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, mund ta zgjerojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona dhe këtë e kemi bërë të qartë në mënyrë të shumëfishtë”, u shpreh Merkel.

Gjatë fjalës së saj Merkel, uroi dhe përgëzoi Shqipërinë për të gjitha përpjekjet që ka ndërmarrë vitet e fundit për të ristrukturuar sistemin e saj të drejtësisë.

“Sikundër Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut besoj që i kanë përmbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit. Për fat të keq kjo nuk u realizua dot gjatë presidencës së Këshillit nga Gjermania për shkak të vetos së Bullgarisë, por ne kemi premtuar gjithashtu që do jemi pranë këtij procesi, pasi në të është investuar shumë fort dhe energji”, tha kancelarja Merkel, teksa nënvizoi se, “në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kam pasur kënaqësinë që prej idesë së 2014-ës, për inicimin e një procesi bashkëpunimi, prej tij ka rezultuar tashmë një bimë mjaft e fuqishme”.

“Shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e këtyre vendeve dhe popujve. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njëri-tjetrin, çka më parë nuk ka qenë kështu. Së dyti, i tërë bashkëpunimi në shoqërinë civile, bashkëpunimet rinore në disa dimensione është konsoliduar”, tha ajo.

Merkel vuri në dukje se gjatë takimit të sotëm, “kemi folur gjithashtu edhe për projekte të rëndësishme infrastrukturore, ku shihen dhe rezultatet e para. Kemi folur për nisjen e punimeve për autostradën e paqes. Një temë tjetër ishte që në momentin që vendet e këtij rajoni do të bashkohen në BE, do të kenë dhe detyrimet për klimën, kushtet që duhet të ndryshoheshin në rajon.

Ka shumë mundësi të bashkëpunimit rajonal. Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal me 4 marrëveshjet, ku disa janë në implementim. Disa nuk janë bashkuar ende, sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst, aq më i fuqishëm do jetë Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit nuk e zëvendëson anëtarësimin në BE”.

Ajo vuri në dukje se “negociatat e anëtarësimit të secilit prej vendeve do të zhvillohen sipas stadeve që janë, disa duke pritur konferencat ndërqeveritare, të tjera i kanë hapur kapitujt e anëtarësimit, dikush ende nuk ka bërë një kërkesë për anëtarësim. Pra kemi shkallë të ndryshme, dhe në secilën prej këtyre shkallëve do të duhet të ishin energjikisht të përfshirë, por sigurisht paralelisht mund të vijohet bashkëpunimi rajonal, i cili bën më tepër sens”.

Kancelarja Merkel e cilësoi takimin e sotëm një diskutim konstruktiv, teksa informoi se do të vijojë bisedat dypalëshe me shefat e qeverive që nuk mundi t’i zhvillonte.

Gjithashtu Merkel tha se në datën 6 tetor do takohemi sërish në Presidencën sllovene të BE-së dhe shpreson që deri atëherë të kemi arritur progres.

“Ishin biseda të mira. Unë jam e bindur që në aspektin gjeostrategjik BE, apo më konkretisht Gjermania, vendi që unë e përfaqësoj këtu, ka një interes të vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër bashkëpunimi në nivel rajonal, një ide e pranuar nga BE apo këndvështrimi gjerman”, tha ajo.

“Unë këtë e përshëndes dhe uroj të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon. Ndoshta do të më ngacmojë dielli të vij dhe të ndjek zhvillim e këtyre vendeve më nga afër”, përfundoi Merkel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME