Categories Lajme

Merkel në Tiranë, zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel mbërriti në këto momente në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia e mikpritjes nga Kryeministri Edi Rama. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të dy vendeve nga banda frymore e Gardës së Republikës, Rama dhe Merkel parakaluan në tapetin e kuq para delegacioneve respektive.

Ndërkohë në vijim, do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave. Në orën 11:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.

Ndërsa në orën 11:50 parashikohet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, dhe në 11:55 do të jetë mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Në orën 12:00 do të realizohet Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park. Në orën 14:35, Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME