fbpx
Lajme

Merr flakë “Benz”-i gjatë natës në Vlorë teksa ishte i parkuar (Foto/Video)

Një automjet i llojit “Mercedez-Benz” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë natës që lamë pas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë ambulancës.

Bëhet me dije se mjeti i djegur, i llojit “Benz”,  është djegur në momentin që ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Paraprakisht dyshohet se shkak për djegien e mjetit është bërë një shkëndijë elektrike. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt ishte automjeti pasi nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button