Lajme

Merr flakë makina në ecje në Qafë-Muzinë, gjendja e shoferit

Nje makine tip “Benz” eshte perfshire nga flaket mengjesin e sotem. Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Qafe Muzine-Jorgucat. Dejtuesi i mjetit behet me dije se eshte nje 55 vjecar banues ne sarande.  Grupi hetimor po punon per zbardhjen e shkaqeve te zjarrit.

GJIROKASTËR, Një automjet është djegur në Jug të vendit, teksa ka marrë flakë në ecje. Sot rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close