Lajme

Merr flakë në ecje e sipër makina në aksin rrugor Vlorë-Kuç

Foto ilustruese

Një automjet tip “Nisan” me drejtuesin shtetasit A.K, u përfshi nga flakët në ecje e sipër në aksin rrugor Vlorë-Kuç.

Për fat të mirë nga flakët e shkaktuara ka vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Njoftimi.

Rreth orës 07:10, në rrugën Vlorë-Kuç, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. K. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close