Një “Range Rover” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Himarë. Sipas informacioneve paraprake nga zjarri nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen por mendohet se mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit.
Raportohet se zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkaq policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.