Lajme

Merr flakë shtëpia nga rrjedhja e gazit, humb jetën 65-vjeçarja në Durrës

Një grua ka humbur jetën teksa banesa e saj u përfshi nga flakët e zjarrit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.8.

Policia bën të ditur se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë për ngrohje, banesa u përfshi nga flakët.

Për pasojë humbi jetën pronarja 65-vjeçare me iniciale H.G.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close