Lajme

Merr formë qendra e re urbane në Bubq/ Puna vijon për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të dielë në zonën e Bubqit, në Krujë, ku është duke marrë formë qendra e re urbane, në kuadër të proçesit të rindërtimit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe inxhinieri që po drejton punimet, vizituan nga pranë kantierin e ndërtimit të shtatë pallateve dhe rreth 78 njësive private.

Në zonën në fjalë, siç njofton kryeministri Edi Rama, po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë. Ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re dhe gjithashtu vijon puna për ndërtimin e 7 pallateve, shkollës dhe qendrës së re administrative.

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u shpreh se “kemi 78 njësi indididuale. Janë 7 pallate dhe 45 apartamente brenda këtyre pallatave. Po formëzohet qendra urbane e re këtu në Bubq. Shkolla e re që po ndërtohet është me rreth 300 nxënës me të gjitha ambientet moderne. Në krye të 2-3 muajve këtu do kemi të prekshëm zhvillimin e ri urban”,- tha Ahmetaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: