Lajme

Merr fund arratia, kapet në Fier 52-vjeçari që keqtrajtonte të miturit

Një 52-vjeçar, i shpallur në kërkim për keqtrajtim të të miturve, është vënë në prangat e policisë së Fierit. Uniformat blu bëjnë me dije se Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar 52-vjeçarin me gjashtë muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim I. K., 52 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi N. K., 48 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H. G., 58 vjeç dhe K. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, të papajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 47 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close