Lajme

Merr fund makthi i familjeve shqiptare të prekura nga tërmeti

314 familjet e prekura nga tërmeti i 11 gushtit me epiqendër në Mat kanë nisur të marrin dëmshpërblimin e qeverisë. Drejtoria e Emergjencave Civile ka lëvruar për këtë qëllim një fond prej 75 milion lekësh. 75 milion lekë është fondi i lëvruar nga Drejtoria e Emergjecave Civile për dëmshpërblimin e 314 familjeve, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 11 gushtit. Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu, thotë se fondi është tashmë në thesar dhe do të shpërndahet nëpërmjet Postës Shqiptare për familjet e dëmtuara.

Nexhbedin Shehu: Gjej rastin që në prag të Vitit të Ri të njoftoj të gjithë qytetarët që kanë aplikuar dhe fituar pranë bashkive, komisioneve dhe emergjencave civile të paraqiten pranë bashkive. Lekët do të shpërndahen nga Posta Shqiptare. Lekët kanë kaluar në thesar dhe do t’u vihen në dispozicion bashkive. Sipas ligjit, dëmshpërblimi paguhet në masën 50 % të vlerës nga qeveria dhe 1% nga pushteti vendor. Nexhbedin Shehu: Është një punë voluminoze, janë verifikuar 544 familje gjatë kësaj kohe. Disa familje mbetën në qiell të hapur pas tërmetit me epiqendër në Mat, ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme në të gjithë qarkun e Dibrës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close