Categories Lajme

Merret vendimi për krijimin e doganës për Aeroportin e Kukësit, ja kur nis fluturimi i parë

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e zonës doganore për aeroportin e Kukësit, i cili do të nisë fluturimin e parë më datë 18 Prill. Në vendim thuhet se shtrirja e zonës doganore është një sipërfaqe prej 781 682 m2 sipas planit të vendosjes. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

“ Vendim për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore, aeroporti ndërkombëtar i Kukësit Në mështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim. Testi për uljen e avionit të parë në Aeroportin e Kukësit u krye më datë 3 Mars. Një avion u ul shumë pra pistës ndërsa procesi u ndoq nga afër nga ministrja Belinda Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia i zbulon drogë në shtëpi…

E shpëtuan nga zjarri, por përfundoi në pranga. Arsyeja? Kishte drogë në shtëpi. Është kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e Agron Bejdollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’

4 anëtarë të dyshuar të një grupi të organizuar kriminal, të specializuar në trafikun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Një qendër ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim të ndikojë Gadishullin e Ballkanit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME