Shkolla 9 vjeçare ‘Sotir Gurra’ në Korcë ka njoftuar nxënësit dhe mësuesit se mësimi ditët në vijim do të zhvillohet i alternuar sipas vendimit të ri të Ministrisë, pra online dhe në shtëpi. Dy ditët e para, turni i parë do të zhvillojë mësim në shkollë, ndërsa turni i dytë në shtëpi. Tre ditët e tjera do të jetë e anasjellta, pra turni i parë do zhvillojë mësim online, ndërsa turni i dytë në shkollë. Rregulli është vendosur vetëm për nxënësit e klasave 6-9, ndërsa klasat e arsimit fillojnë do të vijojnë mësim normalisht në shkollë.
Rreth një muaj më parë, mësimi në shkollën “Sotir Gurra” u ndërpre për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid pasi rezultuan 7 mësues të infektuar. Pas dezinfektimit total për të ruajtur shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, të gjithë u rikthyen sërish në shkollë.