Lajme

Merrni çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e diel parashikohet kryesisht i vranët e paradite me intervale të shkurtra kthjellimi në zonat e ulëta. Në orët e para të ditës, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veri dhe në jug vendit. Më tej, në mesditë intensiteti i reshjeve ulët.

Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve në të gjithë vendin. Në zonat malore mbi 1000 m parashikohen reshje borë me intensitet mesatar e afër mesnatës, borë e dendur në këto zona. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug 2-10m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do të ketë erë tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 18-20m/s. Valëzim i forcës 5-6 ballë me lartësi vale 1.7-3.5m. Forca e detit rritet duke nisur nga orët e pasdites.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër 5/13 re shi ,Kukës 2/10 re shi/bore, Lezhë 6/14 re shi, Dibër 2/8 re shi/bore, Durrës 7/14 re shi,Tiranë 5/11 re shi, Elbasan 4/13 re shi,Berat 9/14 re shi,Vlorë 9/14 re shi,Korçë 2/8 re shi/bore,Gjirokastër 5/11 re shi,Sarandë 9/12 re shi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close