Lajme

Merrnin 500-1000 euro për transportin e emigrantëve drejt Tiranës, arrestohet 19-vjeçari në Pogradec! Në kërkim shoku që kontrollonte rrugën për policë

Një 19-vjeçar i identifikuar si Maldin Hekurani është arrestuar nga policia në Pogradec se poo transportonte 6 emigrantë të paligjshëm.

Në kërkim është shpallur shoku i tij 21-vjeçar i identifikuar si N. Ç., që kontrollonte rrugën dhe sinjalizonte në rast se kishte policë.

Ata merrnin 500-1000 euro për transportin e emigrantëve drejt Tiranës. Hekuran u kap teksa drejtonte me automjetin tip ‘Benz’, brenda të cilit ishin 6 emigrantë të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Të dy shokët që bashkëpunonin ishin banues në Kavajë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close