Categories Lajme

Mesfushori i Kosovës firmos për klubin e njohur gjerman

Betim Fazliji bën hapin e radhës në karrierën e tij. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka lënë kampionatin zviceran të futbollit, për t’u transferuar në atë gjerman.

Lojtari i cili spikati në radhët e St. Galen, është prezantuar sot te klubi i njohur gjerman St. Pauli, me detajet e marrëveshjes mes palëve që nuk janë bërë publike. Gjithsesi, mediat zvicerane insistojnë se klubi i St. Galen ka përfituar 800 mijë euro nga ky transferim i përkohshëm, i cili pritet të bëhet përfundimtar në bazë të klauzolave në kontrata.

“Jam shumë i entuziazmuar rreth sfidës së re te St. Pauli. Pas 8 viteve te St. Galen, të lëvizja drejt Hambugut dhe një kampionati të ri është një hap i madh për mua.

Por njerëzit që drejtojnë këtu kanë një plan shumë të mirë. Pres me padurim që të bëhem pjesë e një ekipi të ri që ka kënaqësi të luajë dhe dua të kontribuoj për sukseset tona sa më parë të jetë e mundur”, tha Fazliji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME