Lajme

Meshë për Kaçifën në kishën e Bularatit

Këtë të diel në kishën e Bularatit u zhvillua një meshë për 35-vjeçarin Kostandinos Kacifas, që u vra një javë më parë nga RENEA. E pranishme ishte edhe nëna e tij, Vasilia Kaçifa, e cila kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Nëna e 35-vjeçarit tha se ai do të mbetet hero, pasi e donte Vorio Epirin.

“Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin” –tha nëna e 35-vjeçarit.
Edhe prifti i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close