Categories Lajme

Mesila Doda i kthehet Ramës: Nuk të lidh dot me zinxhirë, por pas 25 prillit do të bëj çdo akt ligjor…

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, njëherësh edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, thotë se do të bëjë çdo akt ligjor që kryeministrin Edi Rama ta dërgojë prapa hekurave. Për të, pas 25 prillit Rama do të përgjigjet për dëmet katastrofike që i ka shkaktuar vendit. ”Ti je një e keqe më e madhe se tërmeti, më e madhe se pandemia, sepse je një e keqe me vetëdije por ke një datë limit, 25 prillin. Pas kësaj ti jo vetëm që do jesh humbës, por do jesh përgjegjës për dëmet katastrofike që ke sjellë në këtë vend. Shpresoj fort që atë ditë nuk do na sjellësh raportin mjekësor që je i papërgjegjshëm për veprimet e tua, sepse vuan nga patologji të rënda të trurit”, shkruan Doda në rrjetet sociale.

Postimi i plotë: Llaxorja e lagjes hapi gojën, tani e paska zënë edhe me gratë. Në fakt për ty nuk do të harxhoja kohë të shkruaja as dy rreshta, nje langaraq burrë si ty që përgojon të madh e të vogël. Njerëzit duhen vetëm ta përçmojnë, por kryeministri i vendit tim që sillet si më i fundit llafazan tavolinash meriton vetëm dy fjalë. Je i mjerë o i zi, je i mjerë se ke vetëm një mendim fiks në kokën tënde, pushtetin.

Dhe cilido që është mes teje dhe pushtetit meriton të fyhet e përgojohet, je mjeran burrë që vendin e ke në rrethin më të fundit të turpit të historisë. Kam një lajm për ty. Unë nuk marr përsipër të lidh ty me zinxhirë, është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi, po marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të dërgojë prapa hekurave për demin e madh që i ke bërë këtij vendi.

Ti je një e keqe më e madhe se tërmeti, më e madhe se pandemia, sepse je një e keqe me vetëdije por ke një datë limit, 25 prillin. Pas kësaj ti jo vetëm që do jesh humbës, por do jesh përgjegjës për dëmet katastrofike që ke sjellë në këtë vend. Shpresoj fort që atë ditë nuk do na sjellësh raportin mjekësor që je i papërgjegjshëm për veprimet e tua, sepse vuan nga patologji të rënda të trurit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME