Lajme

Mësohet emri i Haklajve që u qëllua mbrëmë në lokal

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Tropojës u trondit nga të shtënat me armë që lanë të plagosur një 33-vjeçar. Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Alban Haklaj. Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri nga 24-vjeçari Genti Vatnikaj.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në një lokal në qytetin e Bajram Currit. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur kontrolle në hyrje- daljet e qytetit, me qëllim kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: