Një aksident i rëndë është shënuar vetëm pak më parë në autostradën Fier-Lushnje. Si pasojë e aksidenti ka mbetur viktimë një person. Mësohet se viktima është një pacient i cili po transportohej me ambulancë nga Saranda për në Tiranë.
Ambulanca është përplasur me një automjet tip Mercedez-benz. Në autoambulancë ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, familjarë të pacientit.