Lajme

Mësoni si do të jetë moti për 5 ditët në vijim

Dita e hënë (sot) do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vr anësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në orët e vona të mbrëmjes. Dita e martë do të nisë me vr anësira të cilat gradualisht do ja lënë vendin kthjellimeve, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën veriore të vendit, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Dita e mërkurë mot me alternime kthjellimesh dhe vr anësira të cila në orët e mesdittës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Ditën e enjte do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e mesditës. Era do të jetë kryesisht kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të merkurë do të fitojë intensitet hera-herës deri në 15-20m/s. Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: