fbpx
Lajme

Mësuese Ina, gruaja e fortë me kancer në gji që kaloi pa probleme Covid-in

Zysh Ina, kështu e njohin shumë persona aktivisten Ina Kasimati. Ajo është simboli i gruas luftarake dhe fitimtare. Një model frymëzimi për gratë dhe vajzat. Për Klan Plus ajo rrëfen se si e përjetoi infektimin me Covid-19 dhe vështirësitë që kaloi. Ruajtja e qetësisë dhe meditimi sipas saj janë çelësi i kalimit me sukses i kësaj pandemie.

Prej gati dy vitesh mësuesja e biologjisë po lufton me kancerin, madje ka hequr edhe njërin gjoks. Por në asnjë moment nuk u dorëzua. Ndaj ajo u bën apel të gjithëve që t’i shikojnë gjërat me pozitivitet dhe të mos frikësohen nga virusi. Pavarësisht vështirësive dhe problemeve shëndetësore ajo vijon punën si mësuese. Orët mësimore zgjodhi ti bënte në këtë pjesë të gjelbëruar të oborrit të gjimnazit “Andon Zako Çajupi”.

Ajo u bën apel institucioneve përgjegjëse që të përkrahin mësuesit, pasi në këtë betejë janë pothuajse baraz me mjekët. Ndaj duhet t’iu sigurojnë kushtet dhe masat mbrojtëse në mënyrë që të mos infektohen.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button