Categories Lajme

Mësuesi humbi jetën nga Covid/ Ja si e përjetojnë kolegët dhe nxënësit e tij ndarjen

“Duhet të mësojmë që të bëhemi dikush në jetë. “Këshilla që na jepte gjithmonë të bëhemi dikush në jetë”. “Të punojmë që të ecim përpara” Përmes këtyre këshillave do të mbetet në memorien e nxënësve mësuesi i shkollës së mesme të fshatit Hudënisht të Pogradecit, Nardi Xhemollari, të cilin koronavirusi i mori jetën në moshën 47-vjeçare. E prisnin të kthehej në mësim, por tavolina e tij ka mbetur bosh. Ndërsa këto janë detyrat që ai ka korrigjuar. Virusi i mori jetën për pak ditë, kolegët e tij dhe nxënësit janë të tronditiur.

Kemi keqardhje ishte ndër profesorët më të mirë që kishim”, thotë një nxënës. “S’mund ta zëvendësojë askush”, thotë një tjetër. “Në sallën e mësuesit karrigia e tij është bosh”. “Shtangëm. Sikur na ra një rrufe. Ishte shembull i figurës së mësuesit”, shprehet profesori.

Drejtori i shkollës ‘Dëshmorët e Pojskës”, Alban Blaceri ka pasur njohje të vjetër pasi janë një brez dhe kanë ndjekur bashkë universitetin. Ai na tregon bisedat e fundit me të.

“Vetëm telefonata kam pasur. Më tregoi se kishte temperaturë në telefon dhe priste të bënte tamponin. Pas tre ditë më pas më tha po shtrohem në Sanatorium”, thotë drejtori.

Nardi ndante dhe batuta me kolegët. “Bënte batuta për çdo situatë sikur i kishte të shkruara gati”, shprehet mësuesi.

“Mësimi s’më duket fare i vështirë thoshte si t’ja bëjmë problemeve familjare”, thotë një mësuese.

Drejtori i kësaj shkolle jep dhe një mesazh. “Respektimi i masave në mënyrë rigoroze është shumë i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të mësuesve nxënësve prindërve të tyre. Po punojmë të jemi shumë strikt në respektimin  e masave’, thekson ai. Në të gjithë vendin mbi 10 arsimtarë janë të infektuar nga Covid. Pjesa më e madhe e tyre janë karantinuar në banesa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME