Lajme

“Mësuesit elektoralë kanë mbetur pa rrogë”, denoncon PD: Provat janë kudo

Partia Demokratike nëpërmjet Albana Vokshit ka denoncuar ditën e sotme një tjetër situatë që sipas saj është pasojë e fushatës elektorale. Nga një denoncimi Vokshi  ka sjellë rastin e dy gjimnazeve në Fier, duke deklaruar se mësuesit e punësuar gjatë periudhës elektorale tashme kanë mbetur pa rroga.

“Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit”, shkruan Vokshi.

Denoncimi i Albana Vokshit

Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo. Duhet që 3 prej anëtarëve të #KAS të mos i binden më Ramës, por ligjit dhe #masakra #elektorale do të provohet edhe zyrtarisht. Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë #punësimet #elektorale.

Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Këtë muaj #mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar. Nisja e këtij mandati të paligjshëm me mashtrim, keqtrajtim, dhe braktisje për mësuesit na tregon sesa e drejtë dhe e pazëvendësueshme është beteja jonë për ndryshimin dhe #zgjedhjet e #lira e të #ndershme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: