Categories Lajme

Mësuesja italiane i thotë që shqiptarët nuk çajnë, studentja vlonjate hap markën e saj dhe i dhuron parfum

Të ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një çift mjaft simpatik të cilët e kanë krijuar jetën e tyre në Itali, Jola dhe Nertili. Ata kanë hapur një markë të tyre në Itali me parfume të cilëve i kanë vendosur emrin “Shqipëria ime” dhe aksesorë luksi si rripa, portofolë, këpucë etj. Kjo markë është bërë ndërkombëtare e cila është futur edhe në tregun e Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, Amerikës etj.

Ata jetojnë prej shumë vitesh në Firence të Italisë, ku Jola ka përfunduar studimet për Dizajn ndërsa Nertili për Inxhinieri Elektronike. Për të dy pasioni ka qenë moda derisa me shumë përpjekje dhe mundime ata finalizuan markën e tyre të suksesshme ndërkombëtare.

Jola tregon se është përballur me racizmin çdo ditë kur shkonte në shkollë sepse ata e konsideronin si vendin e tyre dhe ajo ishte e huaj. Indiferentizmi në Itali është i madh për emigrantët dhe i trajtojnë si njerëz që nuk janë të aftë për asnjë gjë dhe duhet t’i vihen në shërbim të tyre. Në fillim këtë gjë e kanë ndjerë shumë, por pasi hapën markën e tyre, ata nuk kanë ndjerë më racizëm apo indiferentizëm nga italianët.

Jola: Unë kam qenë shumë e emocionuar, do jepja një provim dhe zysha ime ma shprehu aq hapur para të gjithëve që nuk ke pse të emocionohesh kaq shumë dhe e vuan kaq shumë sepse tek e fundit nuk është se ju shqiptarët në këtë fushë do çani, do ecni dhe filloi të më citonte të gjitha gjërat që mungonin më Shqipëri. Nuk ishte vendi, nuk ishte momenti dhe brenda meje shumë emocione, unë isha rritur me edukatën që mësuesi është respekti absolut dhe i jepet respekti absolut. Kam qenë dhe pak e ndrojtur, mosha ka bërë të vetën, kështu që parfumi “Shqipëria ime” shqip ka qenë pikërisht për të treguar që edhe ne dimë dhe ne mundemi dhe nuk është e vërtetë asgjë nga ajo që konsiderohet apo ne na përçohet, përkundrazi, nëse të tjerët nuk kanë pasur mundësi, kjo nuk do të thotë që nuk e ka askush.

Mirela Milori: Reagove në ato momente apo jo? Jola: Jo, ende e kujtoj që faqet e mia ishin skuqur shumë dhe nuk kam thënë asnjë fjalë. I kam çuar dhuratë një parfum dhe ia kam mësuar se si shqiptohej dhe ia kam shpjeguar që është shqip. Nuk reagoi thjesht më dha urimet dhe sukseset, por e di shumë mirë që e kuptoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME