Categories Lajme

Meta dekoron Mentor Xhemalin “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie të veçantë këngëtarin e shquar përmetar Mentor Xhemali (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”. Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi zërit të shquar të këngës shqiptare, Mentor Xhemalit, dekoratën e lartë si: “ Për kontributin e shquar si personalitet artistik, këngëtar lirik i muzikës së kultivuar dhe asaj popullore shqiptare. Për veprimtarinë e tij patriotike si luftëtar e solist i këngëve partizane, gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. I spikatur në interpretimin unik të arjeve operistike shqiptare dhe të huaja, të këngëve tona popullore, sidomos të këngës himn ‘ Për ty Atdhe’. Për lartësimin dhe popullarizimin e vlerave të muzikës sonë të kultivuar në arenën ndërkombëtare, sipas standardit bashkëkohor”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të artit e të kulturës të pranishëm në ceremoninë solemne, Presidenti Meta u shpreh: “Të dashur familjarë të artistit të madh Mentor Xhemali, të nderuar miq, artistë e këngëtarë, të nderuar studentë e kolegë të këtij artisti të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur të vlerësoj sot në praninë tuaj, një prej korifenjve më të shquar të muzikës dhe të këngës sonë, kryekëngëtarin me zërin e rrallë që nderon mbarë kombin tonë, interpretuesin e famshëm të këngës aq të dashur për çdo shqiptar: ‘Për ty Atdhe’, të madhin Mentor Xhemali. I lindur për të kënduar himne, Mentor Xhemali erdhi në skenën shqiptare si një zë madhështor që i duhej Atdheut dhe iu gjet pikërisht atëherë kur Atdheu kishte më shumë nevojë për të.

Që fëmijë ai iu bashkua Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare me pushkë në dorë, jo vetëm kaq, por edhe duke kontribuar përmes këngëve të lavdishme partizane që i këndoi deri në fund të jetës së tij. Konservatori ‘Çajkovski’ ku ai studioi do të ishte preludi i shquar i fillimit të karrierës së tij. Për 30 vite interpretimet e Mentor Xhemalit, si në opera, ashtu edhe në këngën popullore mbeten një rast brilant për vlerat që krijoi në këto fusha.

Ai u ngjit dhe shkëlqeu në skenat më prestigjioze të kohës. Kudo që këndoi e shoqëroi lavdia dhe adhurimi, por sërish ai ngeli njeriu i thjeshtë i popullit dhe i Përmetit. Me zemër ngeli përjetë te ‘baraka’ buzë Vjosës në shoqërinë e shokëve të vjetër Laver Bariut, Ylli Zeqirit, e shumë miqve të tjerë përmetarë me të cilët, në vitet e fundit do të regjistronte faqet më të shndritshme të këngëve përmetare, duke iu dhënë atyre një përhapje mbarëkombëtare, madje dhe më shumë. Të nderuar familjarë, artistit të ftuar! Mentor Xhemali e dëshironte kombin e vet sovran e të pavarur, prandaj mori pushkën, që fëmijë, për të mbrojtur lirinë e Atdheut.

Mentor Xhemali i donte bashkëkombësit e tij të lumtur e të gëzuar, ndaj këndoi dhe krijoi me pasion këngët më të bukura për ta! Ai e deshi Atdheun ‘Të ngrihej madhështor si një kështjellë e pamposhtur’, ndaj i këndoi atij ‘më të bukurën këngë’, Për ty Atdhe! Të nderuar miq, Për të gjitha cilësitë dhe meritat e tij të jashtëzakonshme, për kontributin në kulturën kombëtare si dhe arritjet e spikatura artistike sot kam privilegjin t’i akordoj Mentor Xhemalit (pas vdekjes) Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’. Përjetë nder e lavdi për artistin e madh! Urimet më të mira për ju dhe për familjet tuaja!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME