Categories Lajme

Meta dekoron mjekun e njohur, Drini Dobi me Dekoratën ‘Nënë Tereza’: Shembull frymëzues i humanizmit

Presidenti Ilir Meta dekoroi mjekun e njohur neurolog Drini Dobi me Dekoratën “Nënë Tereza”. Mjeku humbi jetën pas betejës me koronavirusin.

“Me mirënjohje për neurologun e shkëlqyer, pedagogun e Universiteti të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së palodhur si dhe humanistin e përkushtuar dhe vetëmohues në shërbim të pacientëve. Në vlerësim të mjekut të rrallë, i cili iu dedikua me mish e me shpirt profesionit të tij fisnik, sidomos në situatat jashtëzakonisht të vështira të pandemisë Covid-19, duke sakrifikuar madje edhe jetën e tij në shërbim të pacientëve.”, ishte motivacioni i dekoratës që dha kreu i shtetit.

“Sot, në ditën e tij të lindjes, pata nderin e veçantë të vlerësoj një personalitet të shquar të mjekësisë shqiptare, ikonë e bluzës së bardhë, shkencëtarin e punës së përulur dhe të palodhur, humanistin e përkushtuar dhe vetëmohues të pacientëve, të paharruarin Drini Dobi, i cili me mish dhe shpirt iu dedikua profesionit të tij fisnik, duke sakrifikuar madje edhe jetën e tij në përballje me pandeminë COVID-19.

Vlerësimi për neurologun e shkëlqyer, Shefin e Shërbimit të Neurologjisë Vaskulare në Spitalin ‘Nënë Tereza’ dhe pedagogun e Universitetit të Mjekësisë, doktor Drini Dobi është nderim për të gjithë angazhimin e tij jetësor, shembull frymëzues i humanizmit dhe sakrificës sublime në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Dekorata e lartë “Nënë Tereza”, që i akordova mban emrin e Shenjtores sonë dhe gjithë njerëzimit, sepse doktor Drini, me veprimtarinë e tij vuri në jetë, si rrallë kush, veprën dhe fjalët e saj të shenjta.

Sot është dita për të ndarë falenderimet, mirënjohjen dhe krenarinë edhe për të gjithë mjekët dhe punonjësit e sistemit tonë shëndetësor, të cilët ashtu siç ishte doktor Drini, kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut të madh, në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe të jetës nga kjo pandemi”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME