Categories Lajme

Meta dekreton tre ligje, lidhen me marrëveshjen e tregtisë së lirë mes vendeve të EFTA-s dhe Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje tre ligje, mëngjesin e kësaj të marte.

Kreu i Shtetit Shqiptar ka dekretuar me shpallje tre ligjet e mëposhtme:

Ligj nr.99/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA-Shqipëri nr. 1 i vitit 2021, miratuar më 24.6.2021, për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj””.

– Ligj nr.100/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal Zviceran për Punët e Jashtme, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri për projektin “Lëviz Albania”, faza e dytë korrik 2019 – qershor 2023””.

– Ligj nr.101/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore nr. 1/2021, miratuar më 21.6.2021, për ndryshimin e shtojcës 4 të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qendrore (CEFTA 2006), që përcakton protokollin në lidhje me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, të referuar në nenin 14, paragrafët 1 dhe 3, dhe që shfuqizon dhe zëvendëson vendimin nr. 3/2013 dhe vendimin nr. 3/2015 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore””

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME