Lajme

Meta: Gati për të marrë përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve

Pak orë përpara zgjedhjeve, kreu i shtetit Ilir Meta u kërkon të gjithë zyrtarëve të shtetit brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë të zbatojnë ligjin dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike duke mos u bërë palë por të ruajnë integritetin.

Në postimin e tij, Presidenti ka edhe një paralajmërim se është gati për të marrë përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve. “K riminelët janë kudo të rrezikshëm.

Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë. Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.

Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar. Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.
Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë” shkruan Meta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: