fbpx
Lajme

Meta humbet njeriun e afërt si pasojë e covidit, prek me mesazhin për të

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka deklaruar humbjen e një miku të tij si pasojë e pasojave të lëna prej koronavirusit. Hekuran Doko quhet miku i presidentit, i cili në mesazhin e tij e cilëson si një njeri besnik e zemërmirë që pasi arriti të mposhte virusin në trupin e tij, nuk mundi dot të tejkalonte pasojat që ai i la. Meta e mbyll postimin e tij me një apel ndaj qytetarëve për të respektuar masat anti-Covid të këshilluara nga ekspertët. Postimi i plotë: Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko! COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button