Categories Lajme

Reagon ish deputeti Shkëlqim Selami ndaj deklarates se presidentit

Nuk do doja kurre te meresha me deklarata si kjo , por i detyruar nga nje interviste dje me gazetaret e nje personi qe kam nje ore qe nuk di si t’i drejtohem : T’i them president nuk me perfaqeson , t’i them zotni prap nuk me vjen ta them se nuk e meriton , t’i them ilir edhe me te vogel prap nuk me vjen per mbare . Do t’i drejtohem me emrin Agush , se ky eshte emri i tij kur ka lindur dhe ka jetuar ne Çepan se ilir e ka ndryshuar kur erdhi ne Tirane .

I dashur Agush e kuptoj hallin tend , ke 6 vjet nuk te ze gjumi , e di qe po e vuan kafazin qe je futur i detyruar, dhe prap aty nuk rri rehat, duke krijuar probleme artificiale dhe kriza te panevojshme . Ke 6 vjet qe merresh me mua , s’ke lene me prokurori, gjykata , e portale te tuat pa perdorur per te me goditur por prap nuk ja dole dot … dhe per cfare ? Sepse nuk j’u binda urdherit tend per te dale kunder Ambasades Amerikane dhe BE per Reformen ne Drejtesi , dhe per te rrezuar Qeverine Rama diten qe do votohej kjo Reforme ne Parlament .

I hipe kalit seprathi Agush … aty u ndane dhe rruget tona pergjithmone Sa per mua e di mire ti ,qe as shitem as blihem , sepse kam bindjet e mia per te cilat nuk bej kompromis as me Zotin . Nuk di cfare te te them ,se je bere per te ardhur keq . Deshtimin tend kerkoje te vetja , jo te mua dhe te koleget e mi qe kane ikur e do te ikin ende . Nuk eshte faji im Agush qe dhe kur del nga dushi te duket akoma vetja “PIS” ne pasqyre . Partine e shkaterrove me duart e tua , me prapaskenat dhe pislleqet qe merreshit si cift duke i goditur miqte e shoket pas shpine . Une ne Vlore ta morra LSI me 6 veta dhe me punen time , me ivestimet e mia dhe me ndershmerine time arrita te fitoj gadi dy mandate deputeti ne 2013 .

Agush … po te dua kandidoj me ke te dua dhe nuk te marre doren ty ,se è di mire ti qe nuk te kam pas ne refene kurre se rron apo nuk rron , dhe i pavarur te kandoj e fitoj mandatin e deputeit , dhe kete ti e di mire se nuk ka ligj DEKRIMINALIZIMI te me bej pis mua Agush , kete tymnaje e ngrite ti . Sa per Vloren mos e zere ne goje kurre se nuk te do njeri ketu dhe te shikojne si delja e zeze . Rri i qete se nuk eshte ne planet e mia kandidimi kete radhe .

Po punoje per PS dhe EDI RAMEN se po i prekim perdite dhe me shume ndryshimet e nje qyteti qe po kthehet ne nje metropol te dyte ! Urrejtja pathologjike qe ka mileti per ty nuk eshte faji im , ke mbetur vetem Agush …. pa miq , pa shoke , pa elektorat dhe kete ti e vuan shume , po shume fare ! Sa per mua , Selam Cimi apo Cim Selami si te duash ti , ne Vlore kam qene , jam , e do te jem i rrethuar nga miq e shoke plot. Llumi qe derdhet nga goja jote nuk me ben pis as mua dhe asnje koleg timin qe ka ikur nga LSI , prandaj te them qe je bere vetet per te ardhur keq .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME