Lajme

Meta i uron 75-vjetorin shkrimtarit Zija Çela: Model frymëzimi për brezat e krijuesve të rinj

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar 75-vjetorin e shkrimtarit dhe mendimtarit të njohur, Zija Çela.

Meta thekson se Çela mbetet një model frymëzimi për brezat dhe krijuesit e rinj.

Urimi i Metës: Me dinjitetin dhe fisnikërinë e lartë të krijuesit, që kurrë nuk u përkul para çdo sistemi politik, me fuqinë e talentit të rrallë, me madhështinë magjepsëse të përdorimit të gjuhës shqipe, me urtësinë dhe thellësinë e tij të mendimit, Zija Çela është një personalitet i shkëlqyer i letërsisë shqiptare.

Një shkrimtar misionar, që ndërgjegjen e tij krijuese e mbajti gjithmonë të lidhur fort me ndërgjegjen qytetare dhe kombëtare, duke i qëndruar besnik normave të themelit të letërsisë, vlerave dhe moralit njerëzor, Zija Çela është një model frymëzimi për brezat e krijuesve të rinj dhe burim krenarie për shoqërinë tonë.

Sot, në 75-vjetorin e Tij, i shpreh shkrimtarit e mendimtarit tonë të madh Zija Çela, urimet më të përzemërta dhe falenderimet më mirënjohëse për veprat, që na ka lënë trashëgim. Edhe 100 pranvera të tjera, shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e vyer! 💐📚🇦🇱

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: