fbpx
Lajme

Meta: Jemi përkrah popujve miq turk dhe grek

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pas tërmetit të fuqishëm që goditi mesditën e sotme Turqinë dhe Greqinë.

Sipas tij, “unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre”.

Ilir MetaThellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj.

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë dhe epiqendër Detin Egje tronditi mesditën e sotme Turqinë dhe Greqinë.

Dëmet më të mëdha duket se janë në qytetin turk të Izmirit ku raportohen disa godina të shembura.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button