Categories Lajme

Meta kallëzon Etilda Gjonaj dhe lajmëron: Po mbledhim prova të reja për “grushtin e shtetit”

Presidenti Ilir Meta zgjodhi të shkonte personalisht në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, për të bërë kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Zgjati vetëm pak minuta dorëzimi i kallëzimit penal në SPAK, dhe më pas kreu i Shtetit u ndal para medieve. Ai e cilësoi “akt mafioz” veprimin e ministres Gjonaj për botimin në fletoren zyrtare të emërimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Meta: Mbrojta e Kushtetutë dhe integritetit  të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë për çdo shqiptar patriot. Nër adhë të parë është mision dhe detyrë e Presidentit të Republikës. Nuk ka ngjarje më të rëndë se sa ky akt mafioz, ku në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë celula në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që nëpërmjet shkeljeve dhe falsifikimeve ka tentuar një grusht shtetit duke tentuar haptazi dhe në mënyrë mafioze duke rrëmbyer një kompetencë që Kushtetuta ia jep Presidentit. Këto prova, këto fakte tronditëse, ishte e domosdoshme ti sillte vetë Presidenti i Republikës. Padia penale për disa vepra është dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtëisë me në krye zonjën ministre ende në detyrë. 

Presidenti shtoi gjithashtu se po disponon prova të reja në lidhje me atë që ai e quan “grusht shteti”. Për këtë arsye, Presidenti i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e tubimit të 2 marsit, që sipas kreut të Shtetit, do të shpartallohet tentativa për grushtin e shtetit.

Ilir Meta: Ne po disponojmë prova të tjera jo vetëm për të çuar deri në fund shpartallimin tentativës së grushtit të shtetit, por edhe të gjithë përpjekjes për të finalizuar grushtin e shtetit për të rrëmbyer me ligjin anti-kushtetues të Kushtetutës së Shqipërisë për të kthyer Gjykatën Kushtetuese, garante të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, nga kjo bandë tepër e rrezikshme. Në 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard, në Tiranë, për të bërë të qartë se Shqiptarët janë me Kushtetutën dhe jo me Presidentin Ilir Meta. Se shqiptarët nuk do të lejojnë më askënd për të dhunuar Kushtetutën që ata e votuan me referendum në 22 nëntor 1998. A ka një republikë në Europë a në botë, të një vendi anëtar të Këshillit të Europës, t`i rrëmbehet kompetenca kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese Persidentit të Republikës.

Më tej, Meta u shpreh se në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur ajo që po ndodh në Shqipëri. Ai tha se Presidenti është duke mbledhur prova të reja, ku implikohen persona të tjerë, ndërsa tha se në 2 mars do t`i jepet fund “murtajës” që synon asgjësimin e Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. 

Ilir Meta: Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtet për çdo qytetar shqiptar që dëshiron në një vend ku ligji është i barabartë për të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës te qytetari më i thjeshtë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në mënyrë të tillë. Nuk ka asnjë vend të Europës që ka 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese me qëllimin e vetëm për të kapur Kushtetutën. Nuk ka ndodhur që një vend të mbetet pa asnjë minutë pa Gjykatë të Lartë, nuk ka ndodhur kurrë që të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me 69 vota ndërkohë që duhen 84 vota, pra nuk ka ndodhur asgjëkundi të ndodhin zgjedhje lokale në kundërshtim me Kushtetutën, që i neveriti Autoriteti i Kongreseve Vendore që i abandoni. Puna vazhdon, provat vazhdojnë, implikimi vazhdon, ndaj të gjithë i pres në 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe do të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e gjithë Shqiptarëve.  /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME