Categories Lajme

Meta komenton zhvillimet politike: S’bëhem pjesë e debatit në PD, të respektohen parimet demokratike!

Presidenti Ilir Meta nga Pogradeci deklaroi se skenari që po tentohet që vendi të lihet pa opozitë, nuk do të realizohet kurrë. Në një prononcim për mediat kreu i shtetit u ‘ngacmua’ nga gazetarët edhe për debatet që kanë lindur në PD, pasi kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pa dashur që të hyjë në detaje dhe për të shmangur komentet, Meta theksoi se nuk do të bëhej pjesë e debatit të PD-së, ndërsa shtoi se duhet të respektohen parimet demokratike.

Ndër të tjera Meta u pyet nëse i druhej një vendimi për shkarkim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ai tha se në çdo rast kishte respektuar Kushtetutën.

PYETJET , Pyetje: Zoti President, pritet që më datë 14 tetor Komisioni i Venecias të japë opinionin mbi shkarkimin tuaj. A keni pasur ju kontakte me Komisionin e Venecias? A i druheni një shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese?

Presidenti Meta: Jam shumë i zhgënjyer për pyetjen tuaj, sepse nuk ekziston një çështje e tillë. Ajo është vetëm një çështje politike, kështu që jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar për sjelljen e të tjerëve, sepse sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës.

Dhe jam shumë shumë krenar për të gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, por edhe më tradhtare nga faktorë të jashtëm, edhe të brendshëm për ta pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me proceset e integrimit europian.

Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë, në rast se do të ishin marrë në konsideratë propozimet dhe përpjekjet e Presidentit prej vitesh për të kapërcyer krizat e mirëstrukturuara si të zgjedhjeve të paligjshme vendore, ashtu edhe të kapjes me çdo çmim të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë kriminale, siç ka faktuar edhe vetë Komisioni i Venecias në të kaluarën.

Pyetje: Zoti President, jo folët edhe për zgjedhjet vendore, por në fakt janë pesë bashki që nuk kanë kryetar për shkak të ligjit të dekriminalizimit, por edhe të vetë dorëheqjeve. A mund të kemi zgjedhje për këto bashki, që nuk kanë një kryetar?

Presidenti Meta: Prej vitesh pritet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve vendore, pavarësisht se në vlerësimin tim kjo është një çështje shumë e qartë.

Pyetje: Zoti President, sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha në faktorin e tij dhe takimet që zoti Berisha po bën me bazën, dhe më tej, zhvillimet në Partinë Demokratike për të zgjidhur atë që ju e quajtët një krizë pak më parë?

Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike! Ato duhet t’i zhvillojnë debatet e tyre në mënyrë demokratike, në respekt edhe me parimet e shtetit të së drejtës, edhe të Kushtetutës së vendit, por edhe normat demokratike të tyre!

Demokracia nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë, siç e kemi kuptuar tashmë qartë edhe në këto tre dekada. Ajo ka ulje-ngritjet e saj në një sistem të caktuar politik dhe shoqëror, por edhe brenda vetë forcave dhe grupimeve politike. Shpresojmë që të gjithë t’u përmbahen parime më themelore të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës!

Pyetje: Zoti President, ju nuk e keni fshehur asnjë herë simpatinë për zotin Berisha, por në akuzën e tij që ai thotë se mund të ketë bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës: Si e shikoni këtë?

Presidenti Meta: Nuk dëshiroj që të bëhem pjesë e këtyre debateve!

Ato do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut, vazhdimisht, pra çdo çështje politike për tre dekadat e ardhshme. Ato janë çështjet e tyre. Për mua ka rëndësi që të gjithë të respektojnë Kushtetutën, të respektojnë parimet demokratike dhe të respektojnë dinjitetin e çdo qytetari të Republikës.

Pyetje: Zoti President, në këto vite të demokracisë shqiptare, a e keni parë ndonjëherë tjetër vendin me një opozitë kaq të dobët?

Presidenti Meta: Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, një skenar që luhet prej shumë vitesh.

Dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë që të kthehen në modele, që i takojnë jo vetëm ndonjë kontinenti tjetër – kurrsesi kontinentit ku jetojmë, – por përkundrazi, shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara dhe këtë potencial e garanton vetëm demokracia e vërtetë dhe demokracia që është nën kontrollin e shqiptarëve. Dhe e votës së tyre të lirë.

Pyetje: Sot është mengjes lutjesh. Përse lutet sot Meta?

Presidenti Meta: Për pikërisht burimin e gjithë asaj force për të cilën ka nevojë qytetari, ka nevojë çdo njeri, ka nevojë çdo grupim, ka nevojë çdo shoqëri për të përballuar dhe për të tejkaluar me sukses vështirësitë, për besimin dhe për forcimin e besimit. Dhe për bashkëjetesën vëllazërore midis gjithë besimeve tona

Pyetje: Zoti President, edhe një pyetje të fundit: Si e shihni ju vendimin e SPAK-ut, që ka hequr dorë për patronazhistët, duke thënë se nuk ka pasur korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit?

Presidenti Meta: Unë u qëndroj vlerësimeve të “Transparency International” për këtë çështje, që ka mbajtur qëndrim shumë të qartë sipas parime më demokratike, më të avancuara, dhe nuk jam i zhgënjyer nga çdo lloj lajmi i tillë, në rast se do të ishte i vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME