Categories Lajme

Meta kthen ligjin për “Për taksat kombëtare”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend një tjetër ligj ditën e sotme, atë për taksat kombëtare.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 112/2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.
Me ndryshimet e propozuara, edhe në këtë ligj pjesë e paketës fiskale, është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale, lirisë së veprimtarisë ekonomike, dhe barazisë përpara ligjit, duke krijuar regjim të diferencuar ligjor diskriminues.

Propozimi nuk shoqërohet me një analizë që merr në shqyrtim parametrat fiskalë, për të mos krijuar një situatë ekstreme të trajtimit preferencial, duke favorizuar degë të veçanta të ekonomisë, të cilat do të duhet t`i nënshtrohen regjimeve të natyrave të njëjta.

Në këtë ligj diferencimi vazhdon në krahasim me subjektet që operojnë në importimin, tregtimin dhe përdorimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike, apo të atyre subjekteve që operojnë me produkte nga qumështi pluhur për prodhuesit e agroindustrisë.

Vendosja e taksës për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese në zonat e lira doganore, mund të shihet në dukje sikur ka për qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, të cilat furnizohen me karburant në zonat e lira doganore dhe magazinat doganore, por vendosja e taksës e propozuar në 65 lekë/litër në vetvete përbën një trajtimi preferencial të diferencuar ndaj atyre subjekteve që operojnë në importimin e tregimin të karburantit në kushte normale ndaj të cilëve aplikohet një masë prej 90 lekë/litër.

Ky diferencim është thelluar më shumë me miratimin përfundimtar të kësaj takse në nivelin e 40 lekë/litër.

Vendosja e taksës për importimin ose prodhimin e qumështit pluhur, hirra e qumështit dhe kremi i qumështit, përsëri mbetet e diferencuar.

Çdo masë që ka impakt ekonomiko-financiar, qoftë në formën lehtësuese për kategori të caktuara, duhet vlerësuar paraprakisht në raport me gjendjen e diktuar dhe jo vetëm nëse është në interesin e të gjithë shtetasve, por dhe të respektojë raportin e drejtë midis interesit publik dhe garantimit të mirëfunksionimit të buxhetit publik, si dhe të përbëjë mekanizëm real të nxitjes së zhvillimit në një sektor apo nënsektor të caktuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME