Categories Lajme

Meta kujton Sabri Godon dhe premton: Do të kthehemi në shina

Presidenti Ilir Meta kujton shkrimtarin dhe politikanin e njohur, Sabri Godo, në ditën e tij të lindjes. Sipas Kreut të Shtetit, Godo qëndroi gjithmonë në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes së interesave kombëtare. Mes të tjerash, Meta shkruan se “Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj”.

Mesazhi i Metës: Sot është ditëlindja e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Na mungojnë sot në veçanti urtësia, toleranca dhe largpamësia e Tij. Gjithmonë qëndroi në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.
Dha një kontribut madhor në mbrojtje te demokracisë dhe Republikës përmes rolit të Tij krucial si Bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën që u votua me Referendum në Nëntor 1998. Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhūnimi i saj. Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME