Presidenti Meta ka postuar sot shënimin nga Takimi i Nivelit të Lartë ku ndodhet në Slloveni:
“Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”- shkruan Presidenti i Shqipërisë.