Categories Lajme

Meta mesazh të rinjve në Izrael: Të mësoni të vërtetat historike, për të mos lejuar që të ndodhin kurrë më tragjedi

Një mesazh të fortë u ka dhënë Presidenti Ilir Meta studentëve izraelitë teksa ishte i pranishëm me një ligjëratë të veçantë në shkollën prestigjoze “Lauder” të Qeverisjes, Diplomacisë dhe Strategjisë në Izrael. Sipas kreut të shtetit, “brezat e rinj në vendet e rajonit tonë duhet të mësojnë të vërtetat historike, për të mos lejuar që të ndodhin kurrë më tragjedi, si ato që kemi përjetuar pak dekada më parë”.

POSTIMI I PLOTË

E pranova me shumë kënaqësi ftesën e Shkollës prestigjoze “Lauder” të Qeverisjes, Diplomacisë dhe Strategjisë në Izrael, për të mbajtur një ligjëratë të veçantë me temë: “Shembulli unik i Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri, si model i paqes”.

Në përgjigje të interesimit të studentëve izraelitë mbi Ballkanin, që aq shumë ka vuajtur nga konfliktet dhe pasojat e tyre të tmerrshme, theksova se brezat e rinj në vendet e rajonit tonë duhet të mësojnë të vërtetat historike, për të mos lejuar që të ndodhin kurrë më tragjedi, si ato që kemi përjetuar pak dekada më parë. Toleranca, bashkëjetesa etnike, fetare dhe kulturore në Ballkan është thelbësore, për ta çuar edhe më përpara paqen, stabilitetin dhe harmoninë rajonale, për promovimin e të cilave Shqipëria ndihet krenare që ka pasur një rol kryesor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME