Lajme

Meta: Mjaft u trajtuan njerëzit si shifra

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh të fortë sot në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë.
Meta ka apeluar që viktimat e skllavërisë moderne të trajtohen si njerëz, jo si shifra nëpër raportet e organizatave të ndryshme.

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte”.

“Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkroi Meta në Facebook.

2 Dhjetori është përcaktuar si Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, nga Asambleja e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe u festua për herë të parë në vitin 1986.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: