Lajme

Meta në ditën e jetimëve

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve vizitova sot jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan, këtë qendër të rëndësishme sociale, që prej 30 vitesh, ka vënë në jetë mesazhet e Shenjtores sonë dhe të gjithë njerëzimit, duke u shërbyer me dashuri dhe përkushtim fëmijëve të braktisur pas lindjes, atyre me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara.

Duke i falenderuar me mirënjohje Motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm, i lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se humanizmi dhe solidaritetit njerëzor janë në themel të vlerave tona si shqiptarë dhe se jo rastësisht ne jemi kombi i Shën Nënë Terezës.

Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan.

Kreu i shtetit përmes një thënie nga Nënë Tereza, përcjell mesazhin se nuk ka kuptim që dashuria të mbetet vetëm.

Ndër të tjera Meta ka falenderuar motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm.

Postimi i Metës:

Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. – Shën Nënë Tereza.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve vizitova sot jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan, këtë qendër të rëndësishme sociale, që prej 30 vitesh, ka vënë në jetë mesazhet e Shenjtores sonë dhe të gjithë njerëzimit, duke u shërbyer me dashuri dhe përkushtim fëmijëve të braktisur pas lindjes, atyre me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara.

Duke i falenderuar me mirënjohje Motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm, i lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se humanizmi dhe solidaritetit njerëzor janë në themel të vlerave tona si shqiptarë dhe se jo rastësisht ne jemi kombi i Shën Nënë Terezës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: