Lajme

Meta në festimin e jubileut të Platinit të mbretëreshës Elizabeta II: Bashkohem me gëzimin e popullit britanik

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në festimin e jubileut të Platinit të Elizabeta II e Britanisë së Madhe. Meta shprehet se është i nderuar të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë dhe unike të përvjetorit të shtatëdhjetë të ngjitjes së Madhërisë së saj në fronin mbretëror.

Postimi i Metës , I nderuar të isha sot në festimin e jubileut të Platinit të Madhërisë së saj Elizabeta II e Britanisë së Madhe. Në këtë ngjarje të veçantë dhe unike të përvjetorit të shtatëdhjetë të ngjitjes së Madhërisë së saj në fronin mbretëror, bashkohem me gëzimin dhe festimet e popullin britanik, të Commonwealth dhe më gjerë që e konsiderojnë Mbretëreshën dhe familjen mbretërore si element thelbësor të historisë dhe të traditës si dhe festimet e këtij jubileu unik si mënyra më e denjë e shprehjes së patriotizmit dhe krenarisë kombëtare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close