KultureLajme

Meta në Kalabri, shihni si e presin arbëreshët në Lungro

Presidenti Meta u prit sot në Lungro të Kalabrisë mes brohoritjesh e një atmosfere festive, jo vetëm nga Presidenti Sergio Mattarella, por edhe nga dhjetra qytetarë me origjinë shqiptare.

Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio, gjatë takimit me Presidentin Meta deklaroi se komuniteti arbëresh në Kalabri është shembulli se si mikëpritja dhe integrimi janë rruga e duhur ë duhet përshkuar për të krijuar kushtet e paqes dhe progresit

“Në Kalabri jeton prej më shumë se 600 vitesh një komunitet shqiptar që jo vetëm ka ditur se si të integrohet, por edhe të bashkëjetojë dhe të japë një kontribut të madh në rritjen e rajonit tonë. Është një komunitet që për përbën një burim, jo vetëm nga ana kulturore dhe njerëzore, por edhe për shkak të kontributit që ka dhënë dhe vazhdon të jap në terma ekonomikë, socialë dhe më lejoni të them edhe civilë dhe etikë. Skënderbeu ka qenë një strateg i madh – përfundoi Oliverio- që ka kontribuar për mundësuar pavarësinë dhe autonominë e popullit shqiptar, por edhe për të ushqyer një kulturë dhe praktikë pavarësia dhe në vendin tonë. Mesazhi që shoqëron figurën e tij shkon përtej kufijve të Shqipërisë”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button