fbpx
Lajme

Meta në Kishën e Shën Athanasit, ndez qirinj dhe lutet për shërimin e të prekurve me COVID

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Kishën e Shën Athanasit në Selenicë ku ndezi qirinj duke ju bashkuar lutjeve të banorëve të zonës për shërimin e atyre që janë të prekur nga COVID-19. Ai tha se për Selenicën dhe mbarë Shqipërinë do të vijnë ditë më të mira me patjetër.

“Në Kishën e Shën Athanasit në Selenicë, e ndërtuar shekuj më parë, për t’ju bashkuar lutjeve të banorëve të zonës për shërim të shpejtë e shëndet të plotë për të afërmit e tyre dhe të gjithë shqiptarët e prekur nga COVID-19.

Mirënjohje At Spiros për përkushtimin e tij ndaj besimtarëve, për t’u dhënë shpresë në këto kohë me sprova të vështira, por jo të pakalueshme. Për Selenicën dhe për mbarë Shqipërinë ditë më të mira do të vijnë patjetër!”, shkruan Meta

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close