Categories Lajme

Meta nga Vlora: Kush ka probleme me pronat, e mori “përgjigjen” nga Lame

Sipas kreut të shtetit, Kadastra dhe IKMT kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin për banorët e kësaj zone, të cilëve iu janë prishur objekte padrejtësisht.

“Kemi disa përfaqësuar këtu dhe avokatin. Kemi dhe zotin Dervishi, këshilltarin tim ligjor. Dhe zotin Blushi tashmë vlonjat, përveç se kolonjar. Pas kthimit në Tiranë realizova takim me zonjën Ballanca, ku i shpreha shqetësimet tuaja. Dhe i kërkova një hetim për këtë çështje. Në 30 mars avokati i popullit ka konfliktuar se; hetimi nisi në tetor 2019 dhe përfundoi në mars 2021.

Konstatoi se IKMT nuk ka bashkëpunuar me këtë institucion për një kohë të gjatë, duke i vonuar përgjigjen. 16 muaj i është dashur avokatit të popullit për të marrë përgjigje nga këto institucione.

Ideja që Vlorë-Orikum ishte një projekt, ishte gënjeshtër. Vendimet e Kadastrës për skualifikim nga legalizimi kanë qenë të pajustifikuara. IKMT nuk kishte projekt për të zbatuar. IKMT ka shkelur rëndë ligjin, duke gjobitur qytetarët me gjoba, sikur të ishin objekte të çastit. Bashkia Vlorë ka arritur deri aty sa i ka deklaruar Avokatit ë Popullit se nuk ka informacione. Janë shkelur parimet. Janë shkelur të drejtat themelore të njeriut.

Ato fakte që qytetarët u ankuan tek presidenti rezultuan të vërteta. Zoti Damian u kujtua të takohej me qytetarët vetëm pas takimit me presidentit. Ai iu premtoi se do ua rregulloj projektin për legalizimin e banesave pas votimeve.

Të gjithë shqiptarët që kanë probleme me legalizimet e morën përgjigjen e sinqertë nga përgjigjet e Artan Lamës. Ai porosiste vartësit se nga 170 mijë do bënte vetëm 60 mijë, pra 110 mije qytetarëve të tjerë, që mos të kishin kosto për zgjedhjet. Këto ishin problemet dhe shqetësimet që janë zyrtare, të cilat ju që jeni dëmtuar keni mundësi për t’i disponuar në proceset gjyqësore. Prona është e shenjtë, siç është vota.

Vlora e ka kuptuar tashmë këtë gjë.”, tha Meta. Ndërsa u pyet nga gazetarët në Vlorë në lidhje me v rasjen në Elbasan dhe p lagosjen në Kavajë, në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, presidenti Ilir Meta e drejtoi gishtin nga kreu i qeverisë Edi Rama duke deklaruar se ai përpiqet të krijojë kudo tension. Meta deklaroi se tensioni vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, pasi sipas tij ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Meta komentoi edhe tensionet e krijuara në Fier pas heqjes së posterave të LSI, duke deklaruar se edhe PS mund të vendosë foton e Ramës, duke ironizuar se kjo i leverdis opozitës, pasi fotoja e kryeministrit sipas tij i kujton shqiptarëve tmerrin ku kanë jetuar.

“Dihen se nga vjen gjithë ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 Prillit. Po të kishte pasur vullnet tjetër nuk do kishte bërë zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës dhe nuk do I jepte porosi Damianit tërmet.

Ku ndodhi ngjarja në Kavajë. Ndodhi në zyrën elektorale të PD, ky hyri drejtori I poli9cisë së Rilindjes. Në Elbasan herën e kaluar, për këtë rast nuk mund të them, por pse ndodhi konflikti herën e parë në Elbasan. Duhet të ishte shmangur. Unë sot në Fier, pashë në lajme që policia e Subashit hiqte letrat e vendosura sipas kodit nga LSI sepse pasdite kishte miting PS.

Qytetarët mblidhen dhe krijohet një tension. Dhe unë ju them zgjidheni me mirëkuptim se ata këtë punë kanë që të frikësojnë njerëzit që të shkojnë të votojnë. A ka mitting PS? Shumë mirë, hajde vini portretet e Edi Ramës. Këtyre të opozitës ju leverdis, sa më shumë të dalë Edi Rama aq më shumë u kujtohet shqiptarëve tmerri ku kanë jetuar”, deklaroi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME