Categories Lajme

Meta nga Vlora: Me pasaporta, karta, shpata, shqiptarët do të votojnë më 25 prill!

Gjatë një vizite gjatë ditës së sotme në Vlorë, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se më 25 prill do ketë pjesëmarrje historike në votime. Duke komentuar akuzat e Ramës, presidenti Meta deklaroi se kushdo që do t’i demoralizojë shqiptarët për të mos votuar, të lidhë kokën me peshqir, pasi Shqipëria do ngrihet më këmbë.

‘Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota’, theksoi Meta.

“Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill, kjo histori ka përfunduar. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir. Pjesëmarrja do jetë historike. Shqipëria do ngrihet më këmbë. Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota.

Vota është e drejta e pronës, e drejta për punë, e drejta për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u përfshirë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar. Të gjithë të shkojnë dhe të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për dinjitetin e tyre, kundër shpopullimit të Shqipërisë. Është një dramë e madhe. Në Shqipëri nuk kemi largim, kemi shpopullim.

Duhet t’i krijojmë të gjithë mundësinë që jo vetëm të lindin në Vlorë dhe të jenë krenarë por edhe të kenë një të ardhme të mrekullueshme”, deklaroi Meta.

Gjithashtu presidenti u shpreh se ai është armik i oligarkisë dhe se nuk ndihet i kërcënuar që të vijë fshehtas në Vlorë, pasi nuk i ka marrë ndonjë copë tokë kujt.

“Mua më pëlqen të flas me fakte dhe jo shumë. Shikoni fotografinë dhe lajmin e gazetës Tema që është shpërndarë nga ky oligarku.

Sa herë jemi takuar ne bashkë, kemi bërë dhe konferenca shtypi. Pse përpiqen këta të krijojnë një mashtrim publik që presidenti lëvizka natën dhe fshehurazi. Nga kush ka frikë presidenti, ka ardhur dhe ka marrë ndonjë copë tokë. E dini sa drejtor hipotekash janë ndërruar në Vlorë. Unë i kam ndërruar. Kush i ka ndërruar? Hajde shkojmë në Dhërmi gjithë rrugën se çdo dëgjoni nga pronarët e ligjshëm për ato padrejtësi dhe dëme të jashtëzakonshme që iu janë bërë për arsye nga më të ndryshmet.

Presidenti është i keq se mbron pronën e qytetarët, se nuk mban anën e oligarkëve, për 98% mortalitet tek intubimi, kur në vende të tjera është 30%. Ne tani e kemi të qartë që presidenti është një armik i oligarkisë dhe presidenti i Republikës është shumë i lumtur që është armik i oligarkisë”, theksoi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME