Categories Lajme

Meta nxjerr pamjet nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë në `91-in: T’i themi kurrë më

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka kujtuar eksodin e shqiptarëve më 8 gusht të vitit 1991, drejt Italisë, duke e quajtur atë, një dëshmi para gjithë botës për “tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi”. Në një postim në rrjetet sociale, Meta thekson se fatkeqësisht “edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur”. Sot është koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre, thekson Presidenti Meta. “Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!”

POSTIMI: Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi. Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur. Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa! Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre! Koha për ta ndërtuar Europën ketu! Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues! 🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME