Categories Lajme

Meta për Euronews Francë: Tani është koha të dëgjohet zëri i popullit

Presidenti Ilir Meta foli në një intervistë për “Euronews” në Francë, duke komentuar thirrjen e tij për tubimin e 2 marsit. Meta është shprehur fillimisht se Shqipëria po jeton sot në një regjim njëpartiak duke u përballur për kthimin 30 vite pas, si në “Korenë e Veriut”. Meta përsëriti akuzat ndaj mazhorancës se zhvilloi zgjedhje anti-ligjore në 30 qershor të 2019, ndërsa manipuloi votat në bashkëpunim me krimit në zgjedhjet e mëparshme.

Meta: Më duhet t’ju them se sot po jetojmë, fatkeqësisht nën një regjim njëpartiak dhe po përballemi me kërcënimin që të kthehemi tridhjetë vite pas, kur ishim “Koreja e Veriut” e Europës. Tani po ju tregoj hartën institucionale të Shqipërisë, që përfaqëson të gjitha institucionet e përcaktuara në Kushtetutën tonë. Na duhet të garantojmë mekanizmin e kontrollit dhe balancimit si dhe ndarjen mes pushteteve të ndryshme. Këtu kemi ekzekutivin: është vetëm një parti në qeverisje dhe një parti që ka zhvilluar zgjedhje anti-ligjore dhe anti-kushtetuese vendore në të gjithë vendin. Gjithashtu më duhet ta them që kjo parti qeverisëse, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me dosje që flenë në Prokurori prej tri vitesh, ka manipuluar vullnetin e popullit duke vjedhur zgjedhjet në një kohë kur megjithëse mbarë Europa po kërkon hetim prej vitesh, asgjë nuk po ndodh në këtë drejtim.

I pyetur në lidhje me akuzat që i janë drejtuar shpesh se “nuk ka ruajtur neutralitetin”, Presidenti Meta u përgjigj:

Meta: Po, patjetër. Por si mund të qëndroj unë mbi politikat partiake kur kemi një kapje totale të shtetit në Shqipëri nga mazhoranca në pushtet. Kur ajo kontrollon çdo gjë dhe kur u tregua shumë qartë në muajt dhe ditët e fundit, se ata guxuan dhe shkuan deri aty sa kapën, ose uzurpuan atributet kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjykatësve kushtetues, bazuar në manipulime, falsifikim dokumentesh dhe në një mënyrë shumë të strukturuar kriminale. Ky skandal që ministrja e Drejtësisë…

Më tej, Presidenti u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri vitin e kaluar u rrëzuan dhe nga OSBE/ODIHR, e cila i cilësoi njëparitake, që nuk ishin legjitime. Megjithatë, ai sqaroi se beteja e nisur nuk ka të bëjë me luftën politike mes Presidentit dhe Kryeministrit, pasi sipas presidenti, këtu po bëhet përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta: Kjo nuk ka të bëjë me luftën politike mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Këtu po bëhet përpjekja e fundit, që me anë të ligjit të ri që është krejtësisht kundër Kushtetutës sonë, ata duan të marrin kontrollin e Gjykatës Kushtetuese që është institucioni më i rëndësishëm i Republikës dhe që garanton të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë. Ky është problemi dhe kjo arsyeja pse po i drejtohem popullit, sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar. Kjo nuk është luftë për pushtet. Unë po luftoj për shtetin e së drejtës. Po luftoj për të mbrojtur demokracinë nga një regjim njëpartiak, që ka uzurpuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu Presidenti ëshë shprehur se ka shteruar të gjitha mjetet institucionale për gjetjen e një zgjidhje, ndaj ka thirrur popullin.

Meta: I kam shteruar të gjitha mjetet institucionale. Jam përpjekur ta shmang këtë përplasje institucionale, por ata ishin të vendosur dhe të fiksuar për të rrëmbyer edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Kjo është diçka e papranueshme i kam paralajmëruar prej muajsh se kjo për mua si President i Republikës, është vija e kuqe, sepse përgjegjësia e parë dhe e fundit më e rëndësishme e Presidentit është të mbrojë dhe të ruajë Kushtetutën e Shqipërisë. Tani është koha që të dëgjohet zëri i popullit shqiptar, i qytetarëve shqiptarë! Që e gjithë bota ta shikojë e ta marrë vesh se çfarë mendon populli shqiptar për këtë situatë. Jam i sigurt që ata do të kenë një mesazh tepër të qartë se nuk duan të rikthehen në një regjim njëpartiak si ai nën të cilin kemi jetuar dikur për pesëdhjetë vite. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME