Lajme

Meta pret deputetin e Bundestagut: Përshpejtim i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

Presidenti Meta në Ditën e Evropës ka pritur në një takim, deputetin e Bundestagut gjerman, Volkmar Klein. Në qendër të bisedimeve kanë qenë proceset integrues, ndërsa Kreu i Shtetit ka deklaruar se duhet përshpejtuar integrimi i Shqipërisë në BE.

Sipas Presidentit Meta, Gjermania është një partnere e rëndësishme e vendit tonë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe zgjerohen më tej.

“Kënaqësi të takoja sot, në Ditën e Europës, Kryetarin e Task Forcës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të grupit parlamentar CDU/CSU, deputetin e Bundestagut gjerman, z. Volkmar Klein.

Ndamë mendime të vyera mbi shumë çështje, në veçanti për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjermania është partnere shumë e rëndësishme dhe mbështetëse e vazhdueshme në procesin euroatlantik jetik të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe zgjerohen më tej,”-shkruan Meta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close