LajmePolitike

Meta publikon emrat e 3 kandidatëve për kryetar bashkie më 14 maj: Ja ku janë figurat e reja, gati për të sjellë ndryshimin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se tre kandidatët për kryetar bashkie në Tiranë, Durrës dhe Elbasan janë figura të reja, që sipas tij janë gati për të sjellë ndryshimin.

Në Facebook, kreu i PL-së thekson Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luçiano Boçi janë qytetarë model dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm për t’ju shërbyer qytetarëve.

“Qytetarët kërkojnë figura të reja? Ja ku janë, për tre bashkitë më të rëndësishme të vendit, Belind Këlliçi për Tiranën, Igli Cara për Durrësin dhe Luçiano Boçi për Elbasanin. Janë tre figura të reja, gati për të sjellë ndryshimin, qytetarë model me përkushtimin e jashtëzakonshëm për t’ju shërbyer qytetarëve”, shkruan Meta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close