Categories Lajme

Meta: Rama ti thërrasë mendjes nuk jemi në Amerikë Latine

Nga Vlora presidenti Meta lidhur me çështjen e bllokimit të aeroportit të Rinasit u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë që nuk duhet të ndodhte nga të dyja palët, si qeveria ashtu edhe kontrollorët.
Meta i bëri thirrje Ramës “ti thërrasë mendjes, nuk jemi në Amerikën Latine”Cenohet siguria kombëtare dhe ndërkombëtare, problemet prej muajsh

Meta:
 Kjo është një ngjarje që nuk duhet të ndodhte nga të dyja palët. Kjo gjë cenon seriozisht detyrimet e shteti ndaj qytetarëve, sigurinë kombëtare, por edhe sigurinë ndërkombëtare si një vend anëtar i NATO-s. Është një mesazh i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palëve. Sindikata e kontrollorëve, prej disa muajsh ka ngritur problemet e saj me shkresa ndaj qeverisë dhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Nuk ka pasur një reagim nga institucionet përkatëse.

Unë jam lajmëruar disa herë dhe kam dërguar shkresat e mia. I kam pritur këta përfaqësues në një takim në presidencë. Ata thanë se të drejtat e tyre ishin cenuar në bazë të kontratave që kanë. Kundërshtonin pezullimin e të drejtave sipas një periudhe të pacaktuar. Ata prej muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME